Transmetuar më 22-10-2026, 22:09

TIRANË, 22 Tetor 2026 — Kryeministri Edi Rama ka shprehur zyrtarisht mbështetjen e plotë të Shqipërisë për Lana Nusseibeh, kandidate e Emirateve të Bashkuara Arabe për postin e Sekretares së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Përmes një reakcioni publik, kreu i ekzekutivit e cilësoi kandidaturën e saj si një mundësi të jashtëzakonshme për të ardhmen e OKB-së. Rama theksoi se e njeh personalisht diplomaten dhe se ka pasur mundësinë të vlerësojë nga afër aftësitë e saj gjatë periudhës kur Shqipëria shërbeu si anëtare e zgjedhur në Këshillin e Sigurimit.

Sipas kryeministrit, Nusseibeh dallohet për njohuri të thella në politikën ndërkombëtare, përulësi intelektuale dhe një aftësi të natyrshme për të ndërtuar ura komunikimi mes kulturave e qëndrimeve të ndryshme në një moment sfidues për diplomacinë globale.

Rama nëntipëzoi gjithashtu rëndësinë e udhëheqjes nga gratë në institucionet më të larta globale, duke u shprehur se pas një historie të gjatë drejtimi nga burrat, zgjedhja e një gruaje me një profil e integritet të tillë përfaqëson shpresën më të mirë për të ardhmen e Kombeve të Bashkuara.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit