Transmetuar më 22-10-2026, 20:49

GREQI, 22 Tetor 2026 — Një shtetas shqiptar me precedentë penalë është shpallur i dyshuari kryesor nga autoritetet greke lidhur me shpërthimin e fuqishëm në zonën e Kolonos në Athinë, ku mbetën të plagosur dy efektivë policie. Personi në fjalë ishte qiramarrës në ndërtesën pranë së cilës ndodhi ngjarja.

Hetuesit po shqyrtojnë dy pista kryesore: që ai vetë të ketë lënë çantën me lëndën shpërthyese në hyrje të ndërtesës, ose që çanta të jetë vendosur aty nga një person tjetër. Dyshohet se menjëherë pas shpërthimit, shqiptari ka zbritur nga banesa, ka parë çfarë kishte ndodhur dhe është rikthyer me shpejtësi në apartament për të marrë disa sende personale përpara se të largohej.

I identifikuar nga policia dhe i marrë në pyetje, ai ka pretenduar se nuk ndodhej në vendngjarje në momentin e shpërthimit. Sipas të dhënave të medieve greke, ky shtetas ishte arrestuar në vitin 2008 për posedim të 100 gramëve kokainë dhe ishte liruar nga burgu në shtator të vitit të kaluar. Autoritetet po verifikojnë gjithashtu lidhjet e tij të mundshme me një tjetër shtetas shqiptar që ndodhet aktualisht në burg.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit