Transmetuar më 22-10-2026, 20:23

SHBA, 22 Tetor 2026 — Themeluesi dhe drejtuesi i kompanisë Meta, Mark Zuckerberg, po shqyrton mundësinë e largimit nga shteti i Kalifornisë nëse do të miratohet propozimi për vendosjen e një takse të posaçme mbi pasurinë e miliarderëve. Kompania ka bërë me dije se paralelisht po vlerësohet edhe shitja e disa prej pronave të tij të paluajtshme në këtë shtet.

Propozimi ligjor, i cili pritet të hidhet në votim gjatë muajit nëntor, parashikon aplikimin e një takse të vetme prej 5% mbi pasurinë neto të individëve më të pasur. Për të garantuar që Zuckerberg të vazhdojë drejtimin e Meta-s nga Kalifornia për tetë vitet e ardhshme, kompania po shqyrton një skemë të re aksionesh që do t’i mundësonte atij të shiste një pjesë të konsiderueshme të interesit financiar pa humbur kontrollin e votës.

Nisiativa ka nxitur reagime të forta dhe kundërshtime mes figurave më të fuqishme të industrisë teknologjike në Silicon Valley, të cilët po lobojnë kundër miratimit të saj. Edhe vetë guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, është shprehur kundër kësaj mase, duke paralajmëruar se ajo rrezikon të nxisë largimin masiv të investitorëve të pasur dhe të dëmtojë buxhetin e shtetit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit