Transmetuar më 22-10-2026, 19:53

TIRANË, 22 Tetor 2026 — Situata përpara godinës së Kryeministrisë ka shënuar një përshkallëzim të fortë gjatë orëve të mbrëmjes, pasi protestuesit kanë hedhur gurë dhe lëndë piroteknike, përfshirë kapsolla, në drejtim të efektivëve të Policisë së Shtetit.

Forcat e rendit janë kundërpërgjigjur duke përdorur autobotët me ujë me presion për të shpërndarë turmën e protestuesve të grumbulluar në bulevard dhe për të vënë nën kontroll perimetrin e sigurisë së institucionit.

Nëpërmjet thirrjeve të përsëritura me megafon, policia u është drejtuar qytetarëve që të ruajnë qetësinë, të ndalojnë veprimet e dhunshme ndaj institucioneve dhe të largojnë gratë e fëmijët nga zona e tensionit për të shmangur rrezikun e lëndimeve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit