

Lëvizje e fortë në administratë: Edi Rama raportohet se u ka kërkuar ministrave të mbledhin drejtuesit e institucioneve në varësi dhe t’u kërkojnë dorëheqjen e parevokueshme. Vendimi pritet të sqarohet publikisht në ditët në vijim
Kryeministri Edi Rama raportohet se u ka kërkuar ministrave të nisin procesin për largimin e drejtuesve të institucioneve që kanë në varësi, në një moment kur qeveria po përballet me protesta dhe tensione politike në Tiranë.
Sipas raportimeve të mediave, Rama i ka kontaktuar ministrat gjatë qëndrimit të tij në Budva dhe u ka kërkuar që të mbledhin drejtuesit e institucioneve përkatëse dhe t’u kërkojnë dorëheqjen e parevokueshme.
Raportohet se spastrimi në administratë prek drejtues të institucioneve në varësi të ministrive, ndërsa detajet për afatet dhe mënyrën konkrete të zbatimit nuk janë bërë ende publike.
Në ditët në vijim pritet që vetë Rama të dalë publikisht për të sqaruar vendimin dhe arsyet e kësaj lëvizjeje. Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar që e lidh këtë proces as me protestat dhe as me ndonjë skenar për zgjedhje të parakohshme.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






