Transmetuar më 22-10-2026, 19:28

TIRANË, 22 Tetor 2026 — Situata përpara godinës së Kryeministrisë është tensionuar sërish gjatë orëve të mbrëmjes, ku protestuesit kanë hedhur kapsolla dhe lëndë piroteknike drejt godinës së ekzekutivit.

Në përgjigje të përshkallëzimit të tensioneve, Policia e Shtetit u ka bërë thirrje protestuesve përmes megafonëve që të largojnë gratë dhe fëmijët nga Bulevardi "Dëshmorët e Kombit".

Menjëherë pas thirrjeve, një autobot i blinduar i policisë i pozicionuar pranë godinës së Kryeministrisë ka ndërhyrë duke hedhur ujë me presion për të shpërndarë turmën e protestuesve të grumbulluar në bulevard.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit