

PRISHTINË, 22 Tetor 2026 — Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka marrë vendim për të kthyer për rishqyrtim në Kuvend Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Vendimi i kregjatës së shtetit erdhi pas pranimit të propozimit zyrtar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me qëllim që Kuvendit t’i jepet mundësia e rishqyrtimit të dispozitave që ndërlidhen me juridiksionin dhe mandatin e Speciales, si dhe për garantimin e plotë të të drejtave kushtetuese të të akuzuarve.
Në arsyetimin e saj, Presidentja Shiroka-Pula lartësoi kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe krerëve të saj në luftën për liri e pavarësi, ndërsa rikujtoi mbështetjen për Deklaratën e Kuvendit të 28 shtatorit 2026 lidhur me procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Justina Shiroka-Pula: “Mbesim kundër çdo përpjekjeje për të shtrembëruar të vërtetën historike të Kosovës, për të vënë në dyshim karakterin çlirimtar të luftës apo për të barazuar popullin që luftoi për liri dhe mbijetesë me regjimin që e shtypi atë.”
Presidentja konfirmoi se po vijon konsultimet me institucionet shtetërore dhe diplomatike për të bashkërenduar veprimet në mbrojtje të së vërtetës historike të UÇK-së dhe të drejtave të krerëve të saj që po gjykohen në Hagë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






