

Italia ka rinisur procedurat e dëbimit të shtetasve të vendeve të treta që qëndrojnë në territorin e saj pa dokumentacionin e nevojshëm.
10 personat e parë janë strehuar në qendrën e Gjadrit, në Shqipëri.
Mes personave që pretendohet se janë përfshirë në këto procedura janë edhe individë të arrestuar për mungesë të lejes së qëndrimit, si dhe persona që dyshohet se kanë marrë pjesë në protesta të dhunshme.
Disa prej tyre dyshohet se kanë qenë të përfshirë edhe në akte plaçkitjeje dhe grabitjeje në qytetet e Milanos dhe Torinos. Megjithatë, këto të dhëna kërkojnë konfirmim nga autoritetet kompetente.
Ata do të strehohen në ambientet e ish-bazës ushtarake në Gjadër, në kuadër të marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e çështjeve të emigracionit.
Personat do të qëndrojnë në këtë qendër deri në përfundimin e procedurave përkatëse ligjore, ndërsa më pas mund të vijojë procesi i kthimit në vendet e origjinës, në përputhje me vendimet e autoriteteve kompetente.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






