

TIRANË — Peshëngritësi i njohur shqiptar, Erkand Qerimaj, ka reaguar publikisht pas paraqitjes së tij gjatë ditës së sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, duke sqaruar se prania e tij në këtë institucion nuk ka lidhje me ndonjë hetim ndaj tij.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, sportisti hodhi poshtë pretendimet se ishte paraqitur me fletëthirrje, duke bërë me dije se kishte shkuar me vullnetin e tij për të depozituar një kallëzim penal.
“Nuk kam fletëthirrje, po bëj kallëzim”, është shprehur shkurtimisht Qerimaj.
Mësohet se kallëzimi i depozituar nga kampioni i peshëngritjes i drejtohet presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza. Qerimaj ka pasur edhe më parë përplasje publike me drejtuesin e federatës, të cilin e ka akuzuar për abuzime me fondet dhe shkelje administrative në menaxhimin e sportit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






