

TIRANË — Pasi qëndruan për disa orë përpara godinës së Kuvendit, studentët, pedagogët dhe qytetarët e pranishëm kanë nisur një marshim përgjatë Rrugës së Elbasanit duke e zhvendosur tubimin e tyre përpara Kryeministrisë.
Aksioni i së enjtes shënon ditën e dhjetë të mobilizimit masiv të trupës akademike dhe të rinjve, të cilët shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj kushteve në universitete dhe kërkojnë përgjegjësi politike nga ekzekutivi.
Gjatë marshimit drejt godinës së qeverisë, protestuesit kanë vijuar me thirrje në kor kundër klasës politike, ndërsa situata vijon të mbetet paqësore.
“Parlamenti jemi ne!”, ka qenë një nga thirrjet kryesore të lëshuara nga të rinjtë dhe lektorët përgjatë rrugëtimit drejt Kryeministrisë, ku kërkesat e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama vijojnë të mbeten në qendër të protestës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






