Transmetuar më 22-10-2026, 13:54

TIRANË — Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur poshtë çdo mundësi për t’u tërhequr nga drejtimi i opozitës apo nga skena politika, duke deklaruar se një hap i tillë do të shërbente vetëm për të forcuar pushtetin e kryeministrit Edi Rama.

I pyetur gjatë një komunikimi me mediat nëse do të konsideronte largimin nga drejtimi i forcës politike për t’i hapur rrugë zgjidhjeve të reja, Berisha e cilësoi këtë skenar si të papranueshëm dhe të nxitur nga mbështetësit e mazhorancës.

“Kjo nuk ndodh kurrë, është absurde. Kjo do të thotë të forcosh Edi Ramën dhe të lash dorën e tij të zezë. Lëpirësit dhe puthadorët e Ramës thonë ashtu. Të na krahasosh ne të dy është të krahasosh ditën me natën. Tani ka një opozitë të vërtetë”, u shpreh Berisha.

Lideri demokrat refuzoi çdo paralelizëm mes tij dhe kreut të qeverisë, duke këmbëngulur se opozita nën drejtimin e tij përfaqëson të vetmen alternativë reale përballë pushtetit aktual dhe se qëndrimi i tij në krye të aksionit opozitar mbetet i pashmangshëm.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit