Transmetuar më 22-10-2026, 13:30

TIRANË — Pasi qëndruan për disa orë me radhë përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë, protestuesit kanë nisur një marshim përgjatë bulevardit kryesor për t’u grumbulluar përpara Kryeministrisë.

Tubimi i thirrur nga lëvizja studentore nisi në orën 10:00 të mëngjesit, paralelisht me nisjen e seancës plenare parlamentare e cila u shoqërua me tensione të forta dhe përplasje mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

Pavarësisht kaosit brenda sallës së Kuvendit, grumbullimi i të rinjve në rrugë ka vijuar i qetë. Ndryshe nga ditët e mëparshme, deri në këto momente nuk janë regjistruar përplasje apo incidente me forcat e Policisë së Shtetit që ruajnë perimetrin e institucioneve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit