

SHKODËR — Vendimi për bojkotimin e procesit mësimor po zbatohet masivisht edhe në Universitetin e Shkodrës, ku pjesa më e madhe e lektorëve u janë bashkuar kërkesave të lëvizjes studentore.
Kryetari i Sindikatës së Pedagogëve, Peter Saraçi, bëri me dije se sipas verifikimeve të kryera gjatë ditës së sotme në auditorë, rreth 80% e pedagogëve kanë pezulluar punën dhe nuk kanë zhvilluar mësim.
Lideri sindikal konfirmoi gjithashtu se pezullimi i procesit mësimor do të vijojë pa një afat të caktuar kohor, deri në marrjen e një përgjigjeje konkrete për kërkesat e parashtruara nga trupa akademike dhe studentët.


Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






