

KORÇË — Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë vijuar bojkotin e procesit mësimor edhe gjatë ditës së sotme, duke iu bashkuar lëvizjes protestuese të nisur në shkallë vendi.
Ndryshe nga ditët e mëparshme kur bojkoti u shoqërua me marshime përgjatë bulevardeve kryesore të qytetit, këtë të enjte të rinjtë nuk kanë dalë në rrugë, ndërsa një pjesë e trupës pedagogjike të universitetit publik i është bashkuar qëndrimit të tyre.
Këshilli Studentor i Universitetit të Korçës është paralajmëruar të mblidhet sërish gjatë orëve të pasdites, ku do të diskutojë dhe do të marrë një vendim mbi hapat e mëtejshëm organizativë dhe vijimësinë e reagimit studentor.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






