Transmetuar më 22-10-2026, 11:53

TIRANË — Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht lidhur me protestat e ditëve të fundit në kryeqytet, duke publikuar shifrat e efektivëve të policisë të plagosur gjatë përplasjeve dhe duke lëshuar akuza të ashpra ndaj pasqyrimit mediatik të ngjarjeve.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë e ka cilësuar mbulimin e emisioneve dhe lajmeve si një “pasqyrë turpi”, duke pretenduar se mediat përmbysën realitetin duke viktimizuar protestuesit e dhunshëm dhe duke shënjestruar Policinë e Shtetit. Rama paralajmëroi gjithashtu se së shpejti do të publikohen pamjet e personave të maskuar që kryen akte dhune, duke theksuar se një pjesë e mirë e tyre nuk kanë asnjë lidhje me jetën universitare.

“Kudo ka shumë më tepër protestues të lënduar se sa policë të plagosur, siç është krejt normale të ketë. Ndërsa në Tiranë bilanci është i përmbysur, sepse në realitet, Policia e Shtetit ka qenë në lartësinë e detyrës, duke mos e lënë asnjëherë dhunën e pësuar që ta nxjerrë atë nga binarët e misionit të saj demokratik”, deklaroi Rama.

Sipas kryeministrit, studentët e vërtetë janë ata që kërkojnë të sfidojnë politikat publike përmes dialogut dhe angazhimit të përbashkët, pa ngritur dorën ndaj pronës publike apo private dhe pa përdorur dhunën në rrugë.

Screenshot

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit