Transmetuar më 22-10-2026, 11:41

LUSHNJË — Një aksident rrugor ka ndodhur në fshatin Barbullinjë të Lushnjës, ku një autobus i linjës Berat–Tiranë është përplasur me një automjet tip “BMW” dhe më pas ka përfunduar në murin e jashtëm të një biznesi privat.

Përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dyja mjetet dhe në godinën anës rrugës, por fatmirësisht nuk raportohet për udhëtarë apo kalimtarë të lënduar.

Sipas dëshmive të pasagjerëve në vendngjarje, autobusi po lëvizte rregullisht në korsinë e tij kur automjeti tip “BMW” i ka prerë rrugën në mënyrë të papritur. Pavarësisht manovrës mbrojtëse dhe frenimit të fortë nga drejtuesi i autobusit, përplasja ka qenë e pamundur të shmangej.

Pasagjerët kanë zbritur pa dëmtime dhe po presin mbërritjen e një autobusi tjetër për të vijuar udhëtimin drejt kryeqytetit. Efektivët e Policisë Rrugore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po marrin në pyetje dy drejtuesit e mjeteve për të zbardhur dinamikën e plotë të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit