Transmetuar më 22-10-2026, 11:35

TIRANË — Përplasje verbale dhe tensione janë regjistruar përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë, pasi efektivët e Policisë së Shtetit kanë ndaluar një grup pedagogësh t’i bashkohen protestës studentore që po zhvillohet paralelisht me seancën plenare.

Rrethimi i zonës me barriera mbrojtëse dhe kordoni i sigurisë solli reagimin e ashpër të trupës akademike të pranishme në vendngjarje, ku një prej pedagogëve ka hequr me forcë kangjellat metalike për të hapur rrugën drejt turmës.

“Çfarë do të bëni, mundje me pedagogët? Do bësh grusht me pedagogun? E fiton mo grushtin me pedagogun?”, i është drejtuar një prej profesorëve efektivëve të policisë që bllokonin kalimin.

Pavarësisht tensioneve të krijuara dhe rezistencës së pedagogëve, forcat e rendit kanë ruajtur perimetrin e sigurisë rreth institucionit, ndërsa situata përballë parlamentit vijon të mbetet e ndjeshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit