Transmetuar më 22-10-2026, 11:33

BUDVA — Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar nga Samiti i Procesit të Berlinit se javët dhe muajt në vijim do të jenë përcaktues për të ardhmen evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa i bëri thirrje Shqipërisë të ruajë ritmin e reformave.

Gjatë fjalës së saj në punimet e samitit, Kos vlerësoi progresin e shënuar nga Mali i Zi si vendi më i avancuar në procesin e anëtarësimit, duke theksuar se objektivi i radhës për Podgoricën zyrtare është përmbyllja e negociatave dhe kalimi i vijës së finishit.

“Javët dhe muajt në vijim do të jenë vendimtarë për të gjithë ne. Për Malin e Zi, momenti vendimtar do të jetë kalimi i vijës së finishit në procesin e anëtarësimit. Për Serbinë, zgjedhjet e së dielës së ardhshme. Për Shqipërinë, ruajtja e ritmit në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Dhe, sigurisht, për Kosovën, zgjedhja vendimtare është të vazhdojë të ecë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe shtetin e së drejtës”, u shpreh komisionerja Kos.

Në përfundim të deklaratës, zyrtarja e lartë e BE-së nënvizoi se takimi i udhëheqësve të rajonit në kuadër të Procesit të Berlinit mbetet një platformë thelbësore për bashkëpunimin politik dhe përshpejtimin e integrimit evropian.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit