

TIRANË — Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në kryeqytet 37-vjeçari Maridon Dhuli, i cili pësoi djegie të shkallës së rëndë pasi automjeti me të cilin po udhëtonte u përfshi nga flakët mbrëmjen e së mërkurës.
Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë, pranë zonës së Skërficës, ku automjeti i tij tip “Volkswagen Touran” mori zjarr në ecje e sipër në rrethana që mbeten ende të paqarta.
Pas incidentit, i riu mori ndihmën e parë nga drejtues automjetesh dhe kalimtarë të rastit, për t’u transportuar fillimisht me urgjencë drejt spitalit të Sarandës dhe më pas në spitalin e Traumës në Tiranë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 37-vjeçari nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të rënda. Organet e rendit po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit të zjarrit në mjet.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






