

TIRANË — Pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren kryesore dhe dëmtuan sistemin elektronik të fjalës, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka marrë vendimin për të kaluar menjëherë seancën plenare në votim manual.
Në kushtet kur sistemi elektronik doli jashtë funksionit gjatë përplasjes ku deputeti Flamur Noka i shkëputi mikrofonin kreut të grupit të PS-së Taulant Balla, drejtuesi i seancës njoftoi se procedurat e votimit të projektligjeve do të kryhen me kartonë ngritur.
Vendimi i Peleshit ka sjellë përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve brenda sallës. Deputetët e Partisë Demokratike kanë përmbysur karriget e tyre, janë grumbulluar rreth foltores dhe kanë goditur tryezat duke lëshuar thirrje kundër mazhorancës. Po ashtu, disa ligjvënës të opozitës i janë afruar ulëseve të mazhorancës duke tentuar t’u marrin me forcë kartat e votimit deputetëve të Partisë Socialiste.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






