Transmetuar më 22-10-2026, 11:07

TIRANË — Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka dhënë sot vendimin për masat e sigurisë ndaj 18 personave të arrestuar gjatë protestave të ditëve të fundit në kryeqytet, duke caktuar ndaj tyre masën “detyrim paraqitjeje”.

Togat e zeza e cilësuan të ligjshëm arrestimin e kryer nga forcat e policisë, por urdhëruan lirimin e menjëhershëm të të ndaluarve nga ambientet e paraburgimit. Ky vendim pason masën e ngjashme të dhënë vetëm një ditë më parë, ku gjykata vendosi po detyrim paraqitjeje për 22 protestues të tjerë.

Sipas të dhënave zyrtare, bilanci i gjashtë ditëve të protestave në kryeqytet ka arritur në 271 persona të arrestuar ose proceduar nga organet e rendit. Akuzat kryesore të ngritura nga prokuroria ndaj tyre lidhen me shkatërrimin e pronës publike dhe kundërshtimin me dhunë të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit