

TIRANË — Ka degjeneruar në përplasje të drejtpërdrejtë fizike dhe verbale seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, duke detyruar drejtuesit e punimeve të ndërpresin punimet.
Gjatë momentit kur kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, po merrte fjalën nga vendi, deputeti i opozitës Flamur Noka është afruar me shpejtësi duke e shtyrë dhe duke i shkëputur me forcë mikrofonin nga tryeza për t’i pamundësuar fjalën.
Pas këtij incidenti dhe tensioneve të përshkallëzuara në sallë, kryetari i seancës Niko Peleshi ka ndërhyrë menjëherë duke njoftuar ndërprerjen e parakohshme të seancës plenare deri në një njoftim të dytë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






