Transmetuar më 22-10-2026, 10:13

TIRANË — Përreth godinës së Kuvendit të Shqipërisë janë angazhuar rreth 1 mijë efektivë policie, forca të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), repartet “Shqiponja” si dhe dy makina ujëhedhëse, me qëllim garantimin e rendit gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje.

Masat e përforcuara të sigurisë përkojnë me nisjen e punimeve të parlamentit në orën 10:00, orar në të cilin është paralajmëruar edhe zhvillimi i protestës studentore përpara institucionit.

Kjo protestë vjen si vazhdimësi e revoltës rinore që vijon prej 10 ditësh në kryeqytet, e cila përgjatë ditëve të fundit është shoqëruar me përplasje të shpeshta, akte dhune dhe dhjetëra shoqërime e arrestime nga ana e forcave të rendit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit