Transmetuar më 22-10-2026, 10:06

RINAS — Pamje të reja të publikuara në mediat vendase dokumentojnë momentin kur disa persona zbresin nga një avion i linjës çarter në aeroportin e Rinasit, të lidhur me pranga në duar dhe disa prej tyre edhe në këmbë, nën shoqërimin e personave me rroba civile dhe efektivëve të Policisë së Shtetit.

Në pamjet e siguruara dallohen të paktën pesë persona me ngjyrë të cilët i drejtohen autobusit të transportit të aeroportit, të ndjekur nga afër nga shoqëruesit civilë. Avioni me të cilin ata mbërritën në kryeqytet i përket kompanisë kroate “Trade Air”, e cila operon fluturime çarter dhe njihet për përdorimin e saj në të kaluarën për procedurat e deportimit nga vendet e Bashkimit Evropian, si Gjermania.

Pavarësisht pamjeve të publikuara, identiteti, shtetësia, statusi ligjor dhe destinacioni përfundimtar i personave të prangosur mbeten ende të pasqaruara. Po ashtu, mbetet i paqartë edhe autoriteti përgjegjës që ka organizuar këtë transport ajror apo vendi i origjinës nga ku është nisur fluturimi.

Në mungesë të një reagimi zyrtar, pamjet kanë nxitur aludime të ndryshme mbi mundësinë e një procedure ekstradimi, deportimi për shkelje të rregullave të emigracionit apo transferimi ndërkombëtar. Nga ana e tyre, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit pritet të japin një sqarim zyrtar mbi procedurën ligjore të ndjekur dhe arsyet e këtij fluturimi drejt Tiranës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit