Transmetuar më 22-10-2026, 09:52

MILOÇER — Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian mblidhen këtë të enjte në Miloçer të Malit të Zi, ku zhvillohen punimet e Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit.

Në këtë takimin të nivelit të lartë marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç, si dhe kancelari austriak Christian Stocker.

Pjesë e diskutimeve janë edhe zyrtarë të lartë evropianë, mes të cilëve ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, ministri francez për Evropën Benjamin Haddad dhe komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos. Punimet e samitit fokusohen në thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian.

Përgjatë qëndrimit në Mal të Zi, komisionerja Marta Kos do të zhvillojë takime dypalëshe me presidentin Jakov Milatoviç dhe kryetarin e Kuvendit Andrija Mandiç mbi reformat kyçe të vendit. Në samit marrin pjesë gjithashtu përfaqësues të institucioneve të rëndësishme financiare ndërkombëtare, si Banka Botërore, BEI dhe BERDH.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit