Transmetuar më 22-10-2026, 09:44

LUSHNJË — Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin Fier-Lushnjë, pranë rreth-rrotullimit të Kolonjës, ku një automjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka kapërcyer barrierat mbrojtëse metalike.

Si pasojë e përplasjes së fortë, mjeti ka përfunduar në kanalin buzë rrugës, rreth pesë metra poshtë urës. Dy bashkëshortët që udhëtonin në automjet kanë mbetur të plagosur rëndë, ndërsa për nxjerrjen e tyre është dashur ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve zjarrfikëse të Lushnjës dhe e ekipit mjekësor.

Të dëmtuarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore për shkak të lëndimeve të shumta marra nga aksidenti.

Sipas verifikimeve paraprake të Policisë Rrugore, dyshohet se shpejtësia e lartë dhe lagështira e madhe në rrugë si pasojë e reshjeve të shiut kanë bërë që drejtuesi të humbasë kontrollin mbi automjet në hyrje të rreth-rrotullimit. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit