Transmetuar më 22-10-2026, 08:07

TIRANË, 22 Tetor 2026 — Pas shtyrjes së seancës së kaluar për shkak të shpërthimit të protestave, Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në orën 10:00 në një klimë të ngarkuar politike dhe sociale.

Pika kyçe e rendit të ditës është interpelanca urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Demo, e kërkuar nga opozita për të kërkuar llogari mbi menaxhimin e protestave, veprimet e Policisë së Shtetit dhe përplasjet e dhunshme të ditëve të fundit. Përveç tij, në interpelanca janë thirrur edhe Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, si dhe Ministri i Financave, Petrit Malaj.

Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm në seancën e sotme plenare për shkak të një vizite zyrtare në Budva të Malit të Zi, ndërsa në Kuvend pritet të shqyrtohen edhe disa projektligje si dhe ngritja e Komisionit të Posaçëm për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale.

Rendi i ditës i seancës plenare: Pika 1: Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 8.10.2026.

Pika 2: Njoftime.

Pika 3: Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Ervin Demo, kërkuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

Pika 4: Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Ermal Pacaj.

Pika 5: Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi.

Pika 6: Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi.

Pika 7: Projektligji "Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, bërë në Luksemburg, më 13 maj 2025".

Pika 8: Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të RSH-së dhe qeverisë së Maqedonisë së Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe kontrollit të përbashkët”.

Pika 9: Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 55/2020 ‘Për shërbimet e pagesave’”.

Pika 10: Projektligji "Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit".

Pika 11: Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 35/2016 ‘Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to’, të ndryshuar”.

Pika 12: Projektligji "Për treguesit gjeografikë për produktet artizanale dhe industriale".

Pika 13: Projektvendim "Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë".

Pika 14: Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit