Transmetuar më 22-10-2026, 07:23

TIRANË, 22 Tetor 2026 — Dita e sotme në Shqipëri do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu në disa rajone të vendit.

Reshjet e shiut kanë qenë prezente që në orët e para të mëngjesit në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët, ndërsa në zonën e veriperëndimit me intensitet deri mesatar. Gjatë orëve në vijim, reshjet do të mbeten me karakter lokal dhe me intensitet të ulët, kryesisht të përqendruara në veri dhe pjesërisht në qendër të vendit.

Sa i përket parametrave të erës, ajo do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 6 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, era pritet të arrijë hera-herës shpejtësinë deri në 10 m/s, duke shkaktuar një valëzim të ulët në dete të forcës 1 deri në 3 ballë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit