

UASHINGTON, 21 Tetor 2026 — Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar sërish se fundi i luftës në Ukrainë është shumë afër dhe se palët ndodhen më afër paqes se kurrë më parë.
Presidenti i SHBA-së i bëri këtë deklarata gjatë një tryeze të rrumbullakët në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa komentoi lirimin nga pala ruse të Steven Hubbard, një mësues amerikan në pension i cili u arrestua pasi luftoi në anën e Ukrainës. Trump bëri me dije se ky zhvillim erdhi pas një bisede të drejtpërdrejtë me presidentin rus Vladimir Putin, duke nënvizuar se Rusia "nuk kërkoi asgjë në këmbim".
Donald Trump: “Unë thashë, ‘A mund ta lironi Stephen Hubbard?’ … dhe tani ai është duke u kthyer.”
Paralelisht me deklaratën e Presidentit amerikan, edhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Putinit, Yuri Ushakov, konfirmoi se konflikti po shkon drejt fundit.
Yuri Ushakov: “Konflikti ukrainas po i afrohet fundit… Nuk e di sa afër jemi, por gjërat po lëvizin në atë drejtim.”
Sipas zyrtarit rus, Moska është gati të rifillojë bisedimet trepalëshe me SHBA-në dhe Ukrainën në mesin e muajit nëntor, ku vendi me gjasë për mbajtjen e takimit parashikohet të jetë Abu Dhabi.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






