Transmetuar më 21-10-2026, 22:47

TIRANË, 21 Tetor 2026 — Studentja Hana Spahiu, e ftuar këtë të mërkurë në emisionin "Now" në Euronews Albania, ka reaguar ashpër ndaj ftesës së kryeministrit Edi Rama për dialog, duke e cilësuar atë si një "kurth" dhe manovër politike pas përshkallëzimit të protestave studentore.

Sipas saj, qeveria ka injoruar protestat paqësore për muaj me radhë dhe ka reaguar vetëm pasi lëvizja studentore mori përmasa më të mëdha tensioni.

Hana Spahiu: “135 ditë që protestat ishin 100% paqësore, kryeministri e ka trajtuar vetëm me përbuzje, me tallje dhe me arrogancë dhe është nevojitur fatkeqësisht eskalimi i protestës dhe kjo dhuna që përmendi dhe zoti Bido është nevojitur në mënyrë që kryeministrit t’i vijë pak frika ta kuptojë që shqiptarët nuk janë dele që do t’i binden përjetësisht dhe tani ai kërkon dialog. Ky është thjesht një kurth. Dialog, ai ka patur 13 vite në pushtet mundësi të bëjë dialog me publikun… Unë nuk dua të dialog kryeministri është autokrat… Shqipëria nuk është një shoqëri demokratike. Shqipëria është një autokraci elektorale.”

Gjatë fjalës së saj, ajo theksoi se vendi përballet me probleme të thella strukturore, përfshirë pensionet e ulëta, kushtet në spitale e shkolla, si dhe sistemin e patronazhit dhe raportimet ndërkombëtare për blerjen e votave.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit