

TIRANË, 21 Tetor 2026 — Këshilli i Ministrave ka ndryshuar sërish skemën e shpërblimit financiar për punonjësit e Policisë së Shtetit të angazhuar gjatë protestave të dhunshme në kryeqytet, duke zgjeruar numrin e efektivëve përfitues.
Me vendimin e ri, numri i punonjësve të policisë që do të përfitojnë shpërblimin prej 2,500 eurosh është rritur nga 2,750 në 2,821 efektivë.
Paralelisht me shtimin e përfituesve, qeveria ka rritur edhe fondin total financiar të dedikuar për këtë shpërblim. Nga 740,080,000 lekë që ishte përcaktuar në vendimin e datës 19 tetor, fondi i ri i alokuar arrin në shifrën 759,187,520 lekë. Vendimi hyn në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






