

TIRANË, 21 Tetor 2026 — Këshilli i Ministrave ka marrë vendim këtë të mërkurë për të bërë ndryshime në përbërjen drejtuese të dy dikastereve të rëndësishme qeveritare, atë të Shëndetësisë dhe të Punëve të Jashtme.
Sipas vendimeve të zyrtarizuara, Kevin Bufi është emëruar në postin e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, duke iu bashkuar ekipit diplomatik të Shqipërisë. Ndërkohë, Anila Rexha është emëruar zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë.
Vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave janë firmosur nga zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, për shkak të mungesës së kryeministrit Edi Rama, i cili ka udhëtuar drejt Budvës për të përfaqësuar Shqipërinë në punimet e Samitit të Procesit të Berlinit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






