

MILANO, 21 Tetor 2026 — Pas çerek shekulli pa asnjë gjurmë, familja e Rajmonda Kotorrit ka rinovuar apelin e dëshpëruar për të mësuar të vërtetën mbi fatin e vajzës së tyre, e cila u zhduk pa lënë gjurmë në Itali kur ishte vetëm 16 vjeçe.
Rajmonda u parë për herë të fundit nga familja në vitin 1999 në Gramsh. Më vonë u zbulua se ajo kishte udhëtuar drejt Italise me një burrë 15 vite më të madh. Telefonata e saj e fundit me familjen daton në qershor të vitit 2001, ku ajo pretendoi se punonte si bariste në Milano. Megjithatë, hetimet e mëvonshme të policisë italiane në vitin 2003 zbuluan se ajo ishte rënë pre e shfrytëzimit për prostitucion nga tutori i saj. Po atë vit, një shoqe dhome raportoi se Rajmonda ishte zhdukur pas një takimi me një klient në Lodi.
Motra e saj, Laureta Kotorri, ka dhënë një dëshmi prekëse për median italiane Fanpage.it, duke kërkuar me çdo kusht një përgjigje përmes shoqatës "Penelope Lombardia".
Laureta Kotorri: “Unë dhe familja ime nuk kemi humbur kurrë shpresën për ta gjetur Rajmondën. Ajo është e lirë të jetojë jetën e saj, mjafton që ne të dimë që është gjallë. Dhe nëse nuk është kështu, do të pranojmë çdo skenar. Por duam të dimë çfarë i ka ndodhur. Nëse është e vdekur, duam një varr për të qarë… Dikush duhet ta ketë parë dhe ta ketë takuar gjatë gjithë këtyre viteve. Dikush duhet të dijë diçka. Jemi të bindura.”
Edhe pse në vitin 2006 pati raportime të pakonfirmuara se ajo mund të ishte parë në Romë, që nga viti 2003 autoritetet dhe familjarët nuk kanë asnjë informacion zyrtar mbi vendndodhjen e saj.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






