Transmetuar më 21-10-2026, 20:59

TIRANË, 21 Tetor 2026 — Qeveria shqiptare, në bashkëpunim të ngushtë me ekspertë francezë, po punon për hartimin e një pakete të re ashpërsuese ligjore që synon ndëshkimin e personave të përfshirë në akte dhune dhe vandalizmi gjatë protestave në vend.

Sipas burimeve konfidenciale, juristët pranë Kryeministrisë po finalizojnë një model franko-shqiptar kundër dhunimit të pronës publike dhe private. Ndër masat kryesore parashikohet krijimi i një regjistri të posaçëm në sistemin TIMS për personat që u përfshinë në dhunë ose që bënë thirrje për sulme në rrjetet sociale.

Kjo "listë e zezë" synon të ndalojë udhëtimet, studimet apo jetesën e këtyre individëve në vendet e Bashkimit Europian. Nëse një person dënohet për akte të tilla, njoftimi do të bëhet automatikisht te kompanitë ajrore dhe agjencitë e udhëtimit, duke u pamundësuar prerjen e biletave të avionit apo rezervimin e hoteleve jashtë vendit për një periudhë trevjeçare.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit