

TIRANË, 21 Tetor 2026 — Reperi i njohur kosovar, Trim Ademi (Capital T), u ka bërë thirrje publike mediave në Kosovë që t’i kushtojnë vëmendje dhe hapësirë protestave studentore në Shqipëri, duke kërkuar raportim të drejtë, të pavarur dhe pa censurë për dokumentimin e çdo padrejtësie apo keqpërdorimi të pushtetit.
Menjëherë pas këtij postimi, artisti është telefonuar nga oficeri i Policisë së Tiranës, Niko Kurti, ku dëgjohet duke i bërë presion dhe kërkuar sqarime.
Biseda e plotë e audio-përgjimit:
Niko Kurti: Jam oficer te Myslim Shyri në Tiranë. Ku jeni? Capital T: Mirëmëngjes, jam në Amerikë. Niko Kurti: Kur do ktheheni. Capital T: Nuk kam ndonjë datë. Më pyet. Niko Kurti: Nuk është bised që bëhet në telefon. Kur ke ik në Amerikë? Capital T: Kam ca ditë? Niko Kurti: Një sekond mos ma mbyll, një sekond të lutem! Capital T: Këtu jam pa merak. Niko Kurti: Më dëgjon tani, nuk ma the kush ishe? Capital T: Kë kërkon vëlla? Niko Kurti: Trim Ademi je? Capital T: Po Niko Kurti: Kur të vish do të pyes, të sqaroj për një rrethanë. Capital T: Po mirë për ca bëhet fjalë Niko Kurti: Mos u shqetëso se me qenë sdo të merrnim në telefon. kur te vish në Tiranë hajde këtu te puna dhe flasim.
Ky rast vjen ndërsa protesta studentore në Tiranë ka hyrë në ditën e nëntë të revoltës, ku forcat e policisë janë akuzuar për përdorim të dhunës dhe plumbave të gomës ndaj protestuesve.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






