

ZVICËR, 21 Tetor 2026 — Armando Sadiku, një nga sulmuesit më të rëndësishëm të kombëtares shqiptare të futbollit, i ka dhënë zyrtarisht lamtumirën sportit të luajtur. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Sadiku u shpreh: “Faleminderit, futboll! Do të më mungosh”, shoqëruar me pamje nga momentet më të spikatura të karrierës së tij.
Sadiku do të kujtohet nga të gjithë për golin e tij historik ndaj Rumanisë në "Euro 2016", që i dha Shqipërisë fitoren e saj të parë në një Kampionat Europian. Gjithsej, sulmuesi shënoi 12 gola në 38 paraqitje me fanellën kuqezi.
Pas varjes së këpucëve në gozhdë, ai nuk do të largohet nga futbolli, por do të nisë menjëherë një eksperiencë të re zyrtare si drejtor sportiv te klubi i Bellinzonës në Zvicër.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






