Transmetuar më 21-10-2026, 19:39

PARIS, 21 Tetor 2026 — Trazira të dhunshme dhe plaçkitje masive kanë përfshirë disa nga qytetet kryesore të Francës pas protestave masive të ditëve të fundit, ku morën pjesë rreth 500 mijë persona. Qeveria franceze ka bërë përgjegjës për përshkallëzimin e situatës dhe vënien e zjarreve në godinat publike ekstremistët e njohur si “Black Bloc”.

I identifikuar me lëvizjet anarkiste dhe antikapitaliste, ky grupimi operon pa një udhëheqje apo strukturë zyrtare. Anëtarët e tij organizohen përmes rrjeteve sociale të enkriptuara dhe përdorin një ndarje precize detyrash në terren — nga shkëputja e gurëve të trotuarit deri te përdorimi i fishekzjarrëve dhe koktejve Molotov ndaj forcave të rendit. Specialisti i sigurisë Guillaume Farde e krahason organizimin e tyre me “një orkestër që luan pa dirigjent”.

Përplasjet më të rënda u regjistruan në Paris dhe në Limoges, ku një 34-vjeçar u arrestua i dyshuar për djegien e bashkisë historike. Ekspertët paralajmërojnë se lufta ndaj këtij fenomeni po bëhet gjithnjë e më e vështirë për shkak të një aleance të re me protestuesit vendas.

Nëse doni të zbuloni se si stërviten dhe cilat aplikacione përdorin për t’i ikur radarit të inteligjencës, klikoni këtu për të lexuar artikullin e plotë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit