

ATHINË, 21 Tetor 2026 — Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur zonën e Kolonos në qendër të Athinës këtë të mërkurë, duke lënë të plagosur katër persona, mes të cilëve dy efektivë policie dhe administratorin e ndërtesës.
Ngjarja ndodhi kur policia u njoftua për një çantë të dyshimtë të lënë pranë ashensorit në katin përdhes të një pallati. Me të mbërritur në vendngjarje, efektivët hapën çantën ku gjetën lëndë narkotike, peshore dhe pilula. Ndërkohë që po ekzaminonin përmbajtjen, një pajisje shpërthyese e improvizuar me eksploziv të nivelit të ulët dhe detonator me bateri ka shpërthyer papritur.
Të gjithë të plagosurit u dërguan me urgjencë në spital, ku njëri prej policëve ka pësuar dëmtime më të rënda në sy dhe në dorë. Ekspertët e policisë greke kanë ngritur dyshimet e para se një lëvizje e paqëllimshme gjatë kontrollit mund të ketë aktivizuar mekanizmin shpërthyes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






