

TIRANË — Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 40-vjeçarin Ngushëllim Manzi, i cili akuzohet si autor i vrasjes së dy vëllezërve Selam dhe Nazmi Islamaj, si dhe i plagosjes së vëllait të tyre, Shefqet Islamaj, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në Bathore të Kamzës.
Gjatë marrjes në pyetje nga forcat e policisë, Manzi ka shprehur pendesë për krimet e kryera, ndërsa gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë ai zgjodhi të mos flasë për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, duke lënë avokatin mbrojtës të paraqesë versionin e tij mbi ngjarjen.
Sipas pretendimeve të mbrojtjes, përplasja e përgjakshme e 19 tetorit nisi pasi tre vëllezërit Islamaj patën dhunuar me sende të forta e leva 40-vjeçarin, motrën dhe nënën e tij. Manzi pretendon se e ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar ndaj tyre në kushtet e një tronditjeje të rëndë psikike, ndërsa organet e drejtësisë po vijojnë hetimet për të bardhur të pota rrethanat e konfliktit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






