

TIRANË — Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për 22 protestues të arrestuar gjatë trazirave të ditëve të fundit në kryeqytet, duke urdhëruar lirimin e tyre të menjëhershëm nga ambejntet e paraburgimit.
Për shkak të numrit të madh të të arrestuarve, seanca maratonë për vlerësimin e masave të sigurisë u zhvillua e ndarë mes tre gjyqtarëve, ku përballë togave të zeza dolën gjithsej 59 të rinj të pranishëm në përplasjet me policinë.
Shqyrtimi gjyqësor po vijon me intesitet për personat e tjerë të arrestuar dhe të shoqëruar gjatë ditëve të fundit, ndërsa vetëm gjatë ditës së martë organet e rendit shoqëruan edhe 17 persona të tjerë në kuadër të veprimeve hetimore për incidentet e regjistruara gjatë demonstratave që tashmë kanë hyrë në ditën e tyre të nëntë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






