

TIRANË — Ish-deputeti Eduart Ndocaj ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku ka përdorur tone të forta ironie ndaj vendimit të kryeministrit Edi Rama për shpërblimin prej 2500 eurosh për efektivët e Policisë së Shtetit të angazhuar gjatë protestave.
Përmes këtij mesazhi provokues, Ndocaj ka propozuar në mënyrë satirike shpërblime financiare për secilin politikan që do të dërgohej pranë koshit të mbeturinave.
Gjatë deklaratës së tij me nota kritike ndaj klasës politike, Ndocaj shprehet:
“Unë dua t’ju ofroj 5 mijë euro, kush hedh një deputet të Partisë Socialiste apo të Partisë Demokratike në koshin e plehrave. Ju garantoj se do keni 5 mijë euro për çdo deputet në koshin e plehrave, 10 mijë euro për çdo ministër në koshin e plehrave.”
Reagimi i ish-deputetit vjen në një moment të tensionuar politik në kryeqytet, ku debatet mbi menaxhimin e protestave studentore dhe vendimet e qeverisë vazhdojnë të shoqërohen me qëndrime të forta nga aktorët politikë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






