

TIRANË — Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e së martës në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku 46-vjeçari Ismet Habili u gjet pa shenja jete brenda një automjeti.
Mësohet se i ndjeri punonte prej kohësh si shofer i deputetit të Partisë Socialiste, Eduart Shalsi. Ndërsa fillimisht u ngritën dyshime për një atentat të mundshëm, hetimet paraprake të policisë kanë çuar në pistën e vetëvrasjes.
Sipas të dhënave zyrtare, Habili, me origjinë nga Kavaja, nuk rezulton me precedentë të mëparshëm penalë. Arma e zjarrit me të cilën dyshohet se u ndërmor akti u gjet brenda automjetit, i cili kishte mbetur i ndaluar në vend pas të shtënës. Ekspertiza mjeko-ligjore konstatoi se plumbi kishte hyrë nga pjesa e gojës dhe kishte dalë në kokë, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






