

TIRANË — Pasi mbërritën me marshim nga Universiteti Politeknik i Tiranës, studentët dhe pedagogët e grumbulluar förballë godinës së ekzekutivit kanë refuzuar sërish ftesën e kryeministrit Edi Rama për komunikim, duke larguar dhe thyer karriget e vendosura në mënyrë simbolike me mbishkrimin “Dialog”.
Kjo është dita e dytë radhazi që protestuesit heqin me forcë karriget e rivendosura nga kreu i qeverisë në shkallët e Kryeministrisë, duke rikonfirmuar qëndrimin e tyre të prerë kundër tryezës së bisedimeve në kushtet aktuale.
Skenat përpara Kryeministrisë pasuan marshimin masiv të mëngjesit të sotëm, i cili nisi pas shpalosjes së banderolës gjigante në fasadën e Universitetit Politeknik me mesazhet “Rroftë rinia e lirë”, “Sot vendosim ne” dhe “Fundi i Katovicës”.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






