

TIRANË — Sapo ka nisur marshimi masiv i studentëve dhe trupës akademike nga Universiteti Politeknik i Tiranës, të cilët po përshkojnë Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" me drejtim godinën e Kryeministrisë.
Në ballë të marshimit ndodhen pedagogët e universiteteve publike, të cilët mbajnë në duar një banderolë kryesore me mesazhin e prerë “Stop dhunës”, në shenjë proteste ndaj ndërhyrjeve të forcave të rendit gjatë ditëve të kaluara.
Manifestuesit pritet të ndalen förballë godinës qeveritare për të vijuar qëndresën pa afat dhe për të ritheksuar publisht kërkesat e tyre drejtuar ekzekutivit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






