Transmetuar më 21-10-2026, 11:14

TIRANË — Mëngjesin e kësaj të mërkure, pedagogët dhe studentët e mbledhur masivisht në ambientet e jashtme të Universitetit Politeknik të Tiranës kanë shpalosur një banderolë domethënëse në murin kryesor të godinës, duke dhënë mesazhe të forta në ditën e nëntë të revoltës së tyre.

Në fasadën e godinës janë varur mbishkrimet e përzgjedhura nga të rinjtë, ku bien në sy mesazhet kryesore: “Rroftë rinia e lirë”, “Sot vendosim ne” dhe “Fundi i Katovicës”.

Pas qëndresës dhe grumbullimit simbolik përpara Korpuesit Qendror të Universitetit Politeknik, mijëra studentë dhe pjesëtarë të trupës akademike kanë nisur marshimin e radhës përgjatë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" drejt godinës së Kryeministrisë, aty ku këtë mëngjes kryeministri Edi Rama rivendosi karriget me mbishkrimin "Dialog".

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit