

KORÇË — Bojkoti i procesit mësimor ka përfshirë këtë të mërkurë edhe institucionet e arsimit të lartë në qytetin e Korçës, ku auditoret kanë mbetur pothuajse të zbrazëta për shkak të pjesëmarrjes mjaft të ulët të studentëve.
Këshilli Studentor i Universitetit të Korçës ka bërë thirrje për grumbullimin e të rinjve përballë Pallatit të Sportit, për të shprehur solidaritetin dhe kërkesat e tyre përmes një qëndrese qytetare.
Ndryshe nga tensionet e ditëve të fundit në kryeqytet, organizatorët në Korçë kanë nëvizuar se protesta e tyre do të jetë tërësisht paqësore, pa akte dhune apo dëmtime ndaj forcave të rendit e bizneseve private. Studentët kanë bërë të ditur gjithashtu se do të distancohen dhe do të largohen menjëherë nëse në tubim shënohen incidente apo përplasje nga ana e nxënësve të shkollave të mesme apo 9-vjeçare.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






