

VLORË — Ndryshe nga zhvillimet në kryeqytet, procesi mësimor në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë po vijon me normalitet të plotë në të gjitha auditoret.
Që prej orëve të para të mëngjesit të së mërkurës, trupa pedagogjike ka nisur zhvillimin e rregullt të leksioneve dhe seminareve sipas orarit zyrtar, ndërsa studentët i janë rikthyer ndjekjes së lëndëve.
Sipas të dhënave nga terreni, këtë mëngjes nuk raportohet asnjë tentativë për bojkot apo pezullim të mësimit në fakultetet e këtij institucioni të arsimit të lartë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






