Transmetuar më 21-10-2026, 10:27

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku 46-vjeçari Ismet Habili me origjinë nga Kavaja, u gjet pa shenja jete mbrëmjen e djeshme brenda automjetit të tij tip “Volvo”, në zonën e Vasil Shantos në Tiranë.

Paraprakisht ngjarja u dyshua për atentat për shkak se thuhej që mjeti ishte qëlluar në lëvizje, por me kalimin e orëve, Policia njoftoi se vdekja e Habilit ishte shkaktuar nga ai vetë.

Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në "kurth"! (Emri) Brenda automjetit u gjetën dhe u sekuestruan një pistoletë dhe një gëzhojë.

Ndërkohë, në tavanin e makinës u konstatua një shenjë plumbi, ndërsa 46-vjeçari kishte marrë një plagë në kokë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ngjarja shkaktoi tronditje mbrëmjen e djeshme, ndërsa një nga momentet më prekëse ishte mbërritja e djalit të viktimës në vendngjarje. I tronditur, ai kërkonte të takonte të atin, duke thënë: “Ku është baba im?”.

Fillimisht, mungesa e raportimeve për të shtëna në zonë ngriti dyshime për një vrasje, por hetimet paraprake orientuan policinë drejt pistës së vetëvrasjes.

Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet që të jenë bërë problemet familjare që 46-vjeçari ka pasur, ndërkohë që telefonata e tij e fundit ka qenë me bashkëshorten.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit