

AMIENS — Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri, i cili mbahet në burgun e Beauvais në Francë, ka paraqitur një tjetër kërkesë për lirimin e tij përpara dhomës së hetimeve të Gjykatës së Apelit në Amiens.
Sipas të përditshmes franceze Courrier Picard, Beqiri kërkohet zyrtarisht nga drejtësia shqiptare kundër korrupsionit, ndërsa përmes mbrojtjes së tij ligjore po përpiqet të shmangë ekstradimin dhe të mbetet në territorin francez.
Në kuadër të hetimeve ndërkombëtare, autoritetet franceze kanë sekuestruar pasuri me vlerë 2.1 milionë euro që lidhen me biznesmenin, përfshirë edhe një kështjellë në departamentin Oise. Gjykata e Apelit në Amiens do të shpallë vendimin përfundimtar mbi kërkesën e tij për lirim këtë të premte.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






