

TIRANË — Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka komunikuar zyrtarisht akuzën e pastrimit të parave ish-futbollistit të Kombëtares Shqiptare, Igli Tare, i cili u paraqit mëngjesin e kësaj të mërkure në ambientet e prokurorisë.
Hetimet e SPAK-ut mbështeten mbi dyshimet se Tare ka shërbyer si person i besuar për të fshehur në emrin e tij dy vila luksoze në bregdet, përkatësisht në Dhërmi dhe në Palasë, të cilat do të duhej të deklaroheshin nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
Ky zhvillim vjen vetëm një ditë pasi Prokuroria e Posaçme i komunikoi zyrtarisht akuzat vetë Ballukut, e cila u mor e pandehur për pesë vepra të rënda penale të shtritura në 15 raste të ndryshme hetimore.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






